Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejto motoçikletën në mënyrë të sigurt!

🏍️ Sezoni i motoçikletave 2026 po afron!
☀️Ditët e para të ngrohta tashmë po shfrytëzohen nga motoçiklistët në rrugë. Motoçiklistë, kujdesuni për masat e sigurisë dhe minimizoni rrezikun!
✅ Përdorni të gjitha pajisjet mbrojtëse – helmetë, xhaketë, pantallona, dorëza, çizme.
✅ Rregulloni shpejtësinë tuaj – asfalti është ende i ftohtë, kapja e gomave ka vështirësi, mund të ketë rërë, kripë ose vrima në rrugë.
✅ Siguroni motoçikletën teknikisht (frenat, gomat, dritat).
✅ Mbani distancë, përdorni të dy frenat.
✅ Kujdesuni për dukshmërinë – elementët reflektues rrisin sigurinë.
Respekti i ndërsjellë dhe respektimi i rregullave është baza e drejtimit të sigurt. Një moment neglizhence mund të kushtojë shëndetin apo jetën tuaj!
Andaj, nga të gjithë kërkojmë konsideratë dhe përgjegjësi!
Rrugë të mbarë!
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje