Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së me menaxhmentin e lartë merr pjesë në promovimin e librit dhe ekspozitës për 21 zyrtarët policor të rënë në krye të detyrës

Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, me datë 04.09.2020 në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare “ Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është bërë promovimi i librit “Yje mbi dafina” si dhe hapja e një ekspozite kushtuar 21 (njëzet e një) zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës. Të pranishëm në këto aktivitete kanë qenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj me menaxhmentin e lartë të PK-së, Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë z. Braathu, si dhe përfaqësues të ministrise së kulturës. Në ekspozitë kanë qenë të shpalosura fotografi të 21 zyrtarëve policor gjatë jetës dhe karrierës së tyre.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje