Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së realizon një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës

Prishtinë, më 5 shkurt 2021,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Operacione z. Gazmend Hoxha dhe drejtori i Divizionit për Standarde Profesionale z. Izet Azizi, realizuan një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, për të diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës.

Drejtori Mehmeti, në këtë vizitë pune, në të cilin ishin prezent menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale Gjakovë, komandantët e stacioneve dhe epror të profileve të ndryshme, i njoftoi mbi qëllimin e vizitës e cila kishte të bëjë me ngritjen e disiplinës, integritetit dhe imazhit policor, andaj kërkoi që:

• Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,
• Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,
• Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.
• Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.
• Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të mbetet i përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, andaj me qëllim që të parandalohen rastet e tilla të izoluara, me qëllim të një shërbimi edhe sa më efikas dhe cilësor, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.

Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje