Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, realizoi një takim me menaxhmentin e lart të PK-së

Prishtinë, 13 korrik 2020

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi menaxhues, realizoi një takim me të gjithë Drejtorët e Divizioneve dhe të Drejtorive Rajonale Policore, për të diskutuar rreth masave dhe angazhimeve policore ndaj pandemisë.

Referuar situatës dhe zhvillimeve të fundit në vend, rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19 si dhe referuar vendimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, nga menaxhmenti policor u kërkua që të zbatohet dhe implementohet  në tersi Plani i ri Operacional i Policisë së Kosovës.

Plani operacional, parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik, pjesë e planit policor do të jetë edhe kalimi i punës nga orari 08-orësh në orarin 12-orësh, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe policore, të ketë personel të mjaftueshëm për asistencë ndaj institucioneve relevante si dhe të merren masa sipas procedurave dhe vendimeve në fuqi, ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj COVID-19.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë përhapjen e virusit.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje