Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit QALAJ, pas takimit në qeveri, mban takim virtual me manaxhmentin e PK-së, tema pandemia COVID 19

Prishtinë, 14 tetor 2020

Pas takimit që sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit QALAJ, ka pasur me Kryeministrin z. HOTI, Ministrin e Shëndetësisë, z. ZEMAJ dhe inspektor nga të gjitha nivelet lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID 19, ka mbajtur takim virtual me manaxhmentin e PK-së.

Drejtori i Përgjithshëm z. QALAJ, në takim me drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore (DRP) dhe me drejtorët e DRP-ve të kufirit, fillimisht ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me takimin që ka pasur sot, më pas ka përcjellë falënderimin e institucioneve të vendit rreth angazhimit të policisë në teren.

Pastaj, z. Qalaj, kërkoj angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. Drejtorët rajonal duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia. Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave.

Gjithë të pranishmit në takim, e në veçanti drejtorët e DRP-ve, u zotuan se do të mbajnë lartë angazhimet e tyre në drejtim të shtimit të masave parandaluese në aspektin policor.

Policia e Kosovës, me këtë rast i bashkëngjitet apelit të përgjithshëm të institucioneve shëndetësore e qeveritare, që të gjithë pa përjashtim të kenë kujdes të shtuar ndaj përhapjes së pandemisë dhe të respektojnë ligjin dhe vendimet e institucioneve të vendit, përndryshe nga Policia e Kosovës do të ketë zero tolerime për shkelësit e ligjit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje