Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Gazmend HOXHA mbajti takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së – Generalni direktor Policije g. Gazmend HOXHA je održao radni sastanak sa višim menadžmentom i regionalnim direktorima PK-a

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Gazmend HOXHA mbajti takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së
Prishtinë, 22 shtator 2023
Sot, më 22.09.2023, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel. Gazmend HOXHA, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së ka mbajtur një takim pune me drejtorët rajonal të drejtorive rajonale policore si dhe me divizionin e trafikut.
Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë, ndër të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore.
Gjatë këtij takimi u vlerësua se Plani Operativ ‘Goditja’ ka treguar dhe dhënë rezultate pozitive në fusha të ndryshme, ku u vlerësua që të vazhdohet edhe me plane konkrete në të ardhmen me qëllim të arritjes së objektivave strategjike dhe operative të PK-së.
Me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore është hartuar Urdhri Operativ ‘Targeti’, i cili pritet të hyj në implementim e përmes së cilit parashihen veprime konkrete policore në të gjitha nivelet dhe rajonet policore.
Drejtori i Policisë ofroi mbështetjen e tij për pjesëtaret e PK-së, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme me qëllim të arritjes së objektivave si dhe kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë punonjësit e PK-së në kryerjen e detyrave dhe avancimin e mëtejmë të punës policore në shërbim të qytetarëve të vendit.
Generalni direktor Policije g. Gazmend HOXHA je održao radni sastanak sa višim menadžmentom i regionalnim direktorima PK-a
Priština, 22 septembar 2023
Danas, 22.09.2023, Generalni direktor Policije Kosova, pukovnik Gazmend HOXHA, u pratnji višeg rukovodstva PK-a, održao je radni sastanak sa regionalnim direktorima regionalnih policijskih direkcija kao i sa odeljenjem za saobraćaj.
Na ovom sastanku razgovarano je o različitim temama koje se tiču oblasti bezbednosti, između ostalog o očuvanju reda i javne bezbednosti, prevenciji kriminalnih aktivnosti i smanjenju kriminalnog trenda, bezbednosti saobraćaja, prevenciji saobraćajnih nesreća i pojačanom prisustvu policije.
Na ovom sastanku je ocenjeno da je Operativni Plan ‘Goditja’ pokazao i dao pozitivne rezultate u različitim oblastima, pri čemu je ocenjeno da treba nastaviti sa konkretnim planovima i u budućnosti kako bi se ostvarili strateški i operativni ciljevi PK-a.
U cilju postizanja kontinuiranih pozitivnih rezultata u održavanju reda i javne bezbednosti, sprečavanju kriminalnih radnji i smanjenju kriminalnog trenda, bezbednosti saobraćaja, sprečavanju saobraćajnih nesreća i povećanju prisustva policije, sačinjena je Operativna Naredba „Targeti“ za koju se očekuje sprovođenje a kroz koju se predviđaju konkretne policijske akcije na svim nivoima i policijskim regionima.
Direktor policije je pružio podršku pripadnicima PK-a, odnosno nadležnim direktorima u rešavanju važnih pitanja u cilju postizanja ciljeva, kao i zatražio je maksimalnu posvećenost svih zaposlenih u PK u obavljanju zadataka i daljem unapređenju rada policije u službi građanima zemlje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje