Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të PK-së, priti në takim zyrtarin Policor Rr.Anton Cena, njëherit kampion i Evropës dhe B

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të PK-së, priti në takim zyrtarin Policor Rr.Anton Cena, njëherit kampion i Evropës dhe Botës në xhudo, për polici dhe civilë në kategorinë e veteranëve, për ti uruar sukseset e tija të njëpasnjëshme në fitoren e medaljeve të arta dhe mbrojtjes së titullit të kampionit.

Rreshteri policor Anton Cena nga data 10.06.2016 deri më 19.06.2016 ka marrë pjesë në Helva të Spanjës ku janë mbajtur garat sportive policore dhe të agjencioneve tjera civile, ku arriti të stolisej me vendin e parë, me medalje të artë duke mbrojtur titullin kampion i Evropës dhe Botës në xhudo, për polici dhe civilë në kategorinë e veteranëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje