Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug prezanton rezultatet e punës për vitin 2021

Mitrovicë, 14 Janar 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë Jug, sot ka prezantuar punën, angazhimet, detyrat dhe aktivitete e realizuara gjatë vitit 2021 nga ana e zyrtarëve policorë të cilët punojnë në kuadër të kësaj Drejtorie.
Në prani të mbikëqyrësve të Sektorëve Rajonal në kuadër të DRP-se, të Komandantëve të Stacioneve Policore dhe mbikëqyrësve të njësive si dhe mysafirëve të ftuar nga institucionet e tjera të sigurisë, në këtë prezantim Drejtori i DRP-Mitrovicë Jug-Kolonel Afërdita Mikullovci prezantoi punën njëvjeçare me statistika të secilit stacion/njësi vartëse të DRP-së.
Kolonel Mikullovci, gjatë prezantimit të rezultateve të punës pasqyroj statistikat ku vërehet se gjatë vitit 2021, ka pasur rritje të aktivitetit policor në përgjithësi, patrullime të shtuara dhe ngritje të numrit të kontrollimeve të personave dhe automjeteve dhe kjo ka rezultuar në ngritjen e zbulueshmërisë së veprave penale, zbulimin dhe inicimin e rasteve me substanca narkotike, arrestime të personave dhe inicime të rasteve për armëmbajtje pa leje, rritje të numrit të armëve të konfiskuara, zbulimin e rasteve me para të falsifikuara, rritje te numrit dhe inicimit të rasteve të organizmit të skemave piramidale dhe lojërave të fatit, rritjen e numrit të gjobave në trafik dhe atyre për Covid-19.
Gjithashtu rënie te numrit të veprave penale ka pasur edhe te grabitjet dhe te tentim grabitjeve. Evidente për vitin që lamë pas mbeten disa nga rastet e veprave penale kundër jetës dhe trupit, ku për parandalimin e këtyre veprave përveç përkushtimit të policisë esenciale mbetet përkrahja dhe bashkëpunimi me qytetarët.
Kolonel Mikullovci potencoj faktin se edhe përkundër sfidave të ndryshme e sidomos angazhimin e shtuar të zyrtarëve policorë për parandalimin e pandemisë Covid-19, rezultatet janë evidente.
Në fund të prezantimit, për punonjësit e dalluar gjatë vitit 2021, janë shpërndanë mirënjohje dhe falënderime nga ana e stafit menaxhues të DRP-së.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje