Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë realizon aktivitete vetëdijesuese për parandalimin e përdorimit të laserëve të rrezikshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka realizuar një numër aktivitetesh gjatë muajit shkurt 2026 në kuadër të projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”.
Aktivitetet për realizimin e projektit në fjalë përfshijnë ligjërata vetëdijesuese, takime këshilluese dhe ndërgjegjësuese të realizuara me këshillat e prindërve, takime informuese me drejtorë dhe arsimtarë, si dhe vendosja e posterëve.
Stacionet policore Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec realizuan ligjërata vetëdijesuese në 16 shkolla të ndryshme, mbajtën mbi 80 takime me arsimtarë, drejtorë dhe këshill të prindërve, u vendosën mbi 40 posterë informuese në vende ku frekuentohen më së shumti nga nxënësit.
Projekti synon të edukojë komunitetin shkollor mbi rreziqet që mund të shkaktojë përdorimi i rrezikshëm i laserit, kjo iniciativë u mirëprit nga stafi arsimor, prindërit dhe nxënësit duke reflektuar interesim dhe gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të parandalimit të dukurive që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje