Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon masat për rritjen e sigurisë rrugore

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete të shtuara policore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Gjatë ditëve të fundit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) ka zbatuar me sukses planin operativ “DRONI”, i fokusuar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, sidomos atyre që kryejnë tejkalime të rrezikshme.
Në kuadër të këtij plani gjashtë (6) ditor janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë:
Shpejtësinë mbi normat e lejuara,Përdorimin e telefonit gjatë ngasjes,Mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.
Ndërsa, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik. Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me zbatimin e masave preventive dhe ndëshkuese për të garantuar një trafik më të sigurt për të gjithë qytetarët. Andaj apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje