Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në kuadër të planeve operative për parandalim dhe vetëdijesim, gjatë muajit shtator ka zhvilluar aktivitete edukative në shkollat e komunave Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë. Përmes këtyre ligjëratave, zyrtarët policorë kanë trajtuar tema të rëndësishme si : siguria në komunikacionin rrugor, dhuna në familje, siguria në shkolla dhe dukuri të tjera negative që prekin shoqërinë.
Aktivitetet janë mbajtur në 15 shkolla fillore të ciklit të ulët, duke përfshirë gjithsej 500 nxënës të klasave të ndryshme. Nxënësit kanë pasur mundësinë të përfitojnë njohuri të dobishme mbi sjelljet e sigurta dhe të përgjegjshme, me synimin që këto mësime të ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre.
Bashkëpunimi me shkollat ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një prioritet i rëndësishëm, duke siguruar që të rinjtë të përfitojnë nga edukimi për sjellje të përgjegjshme dhe të sigurt në jetën e përditshme.