Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon aktivitetet në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”

Gjilan, 23 korrik 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan përmes Stacioneve Policore dhe njësive të specializuara rajonale, në tërë zonën e përgjegjësisë është duke zhvilluar aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”.
Në fokus të aktiviteteve janë rritja e prezencës dhe patrullimeve policore, mbikëqyrja dhe kontrolli i trafikut rrugor, parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik si dhe ndërmarrja e masave ndaj shkelësve të ligjit.
Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe parandalimit dhe luftimit të dukurive penalen që ndërlidhen me narkotikët, përmes veprimeve operative dhe hetimore, identifikimit të personave të përfshirë dhe lokacioneve të dyshuara.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar që përmes prezencës së shtuar policore, masave parandaluese, aktiviteteve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët e institucionet tjera, të kontribuojë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit veror.
Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim me zyrtarët policorë.

Mund të jetë një imazh i makinë, ambulancë dhe teksti

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje