Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut mban takime koordinuese për rritjen e gatishmërisë dhe parandalimin e zjarreve

Mitrovicë e Jugut, 16 qershor 2026
Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe reagimin ndaj zjarreve, eprorët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në bashkëpunim me zyrtarët e stacioneve policore në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, kanë zhvilluar takime koordinuese me përfaqësues të drejtorive dhe shërbimeve emergjente të komunave përkatëse, si dhe me komandantët e njësive të zjarrfikësve dhe shpëtimit të këtyre tri komunave.
Takimet janë zhvilluar në frymën e koordinimit, fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve parandaluese, si dhe të gatishmërisë operative për sezonin veror 2026.
Gjatë takimeve u diskutua për masat parandaluese, koordinimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin e institucioneve relevante për të parandaluar dhe minimizuar rrezikun nga zjarret gjatë periudhës verore.
Bashkëveprimi dhe ndërmarrja e aktiviteteve të përbashkëta në këtë drejtim mbeten synim i përbashkët i të gjitha institucioneve të përfshira. Në këtë kuadër, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet komunikimit të ndërsjellë, organizimit të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e zjarreve, si dhe bashkëpunimit me Këshillat Lokale për Siguri Publike (KLSP), bashkësitë fetare dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit për përcjelljen e mesazheve sensibilizuese te qytetarët.
Po ashtu, pjesë e aktiviteteve të përbashkëta do të jenë edhe trajnimet e ndërsjella ndërmjet zyrtarëve policorë, zjarrfikësve dhe grupeve vullnetare në fushën e reagimit dhe menaxhimit të situatave të zjarrit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe qytetarët në parandalimin dhe menaxhimin efektiv të situatave emergjente.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje