Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut me aktivitet sensibilizues për parandalimin e zjarreve

Mitrovicë, 13 korrik 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë, në kuadër të implementimit të planeve operative ‘sezoni veror’ 2021, ka vlerësuar si të domosdoshme një qasje parandaluese në fushën e parandalimit të zjarreve në pyje, fusha dhe sipërfaqe tjera.
Mbi bazën e në një gjendje faktike dhe indikatorëve tjerë, policia javë më parë, përmes njësive sektoriale dhe qasjes në komunitet ka zhvilluar takime të nevojshme me sektorët komunal në nivel të komunave përkatëse, Këshillave Lokale të Sigurisë (KLSP), përfaqësues e banorë të fshatrave dhe zonave të ndryshme ku është reflektuar nevoja e aktiviteteve për sensibilizimin e qytetarëve.
Me qëllim të sensibilizimit për pasojat dhe rreziqet nga zjarret që mund të ndodhin me veprim apo mosveprim, policia sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare që kanë të bëjnë me vetëdijesimin dhe parandalimin e zjarreve:
 mos ndez zjarre në ara, fusha-pyje
 kujdes në hedhjen e mbetjeve qe shkaktojnë zjarr
 një shkëndi e vogël zjarri mund të ketë pasoja të paparashikueshme
 kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen
Shpërndarja e fletëpalosjeve me këshilla po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jug, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë si dhe parandalimin e rasteve të zjarreve .
Ky aktivitet fuqizon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi i zjarreve parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent në shmangien e gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje