Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar një person për veprën dhunë në familje si dhe kanë gjetë dhe sekuestruar :
-një pushkë automatike AK47 dhe
-një pistoletë
– tre karikatorë
-35 fishekë
– një shufër metalike etj.
Personi i dyshuar:
1. N.S. mashkul 37 vjeç,
është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje