Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar, njërin për veprën dhunë në familje dhe tjetrin për armëmbajtje pa leje të cilit i kanë gjetë dhe sekuestruar :
-një armë të tipit TT
– dy karikatorë dhe
-12 fishekë
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar raste për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje