Sot, me datën 9 tetor 2024, rreth orës 09:15, në Viti, nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohet një kamion, i cili kishte mall të kontrabanduar, ku dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë përmes rrugëve ilegale.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur gjithsej 1504 pako të vogla mall të kontrabanduar.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i lartcekur i konfiskuar do t’iu dorëzohet Doganave të Kosovës.