Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale Policisë së Kosovës në Pejë me fushatë mobilizuese në zbatimin e masave ‘Anti COVID-19’

Në vazhdën e angazhimeve policore në zbatim të planit operativ, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka vijuar me zbatimin e masave anti-Covid 19, gjithnjë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë.
Angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave.
Policia, në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje