Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtuesit të automjetit që zhvilloj shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar i shqiptohet gjobë dhe i ndalohet drejtimi i automjetit e territorin e Republikës së Kosovës

Vushtrri, 11 Korrik 2022
Sot, me datë 11 Korrik 2022, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri, një njësi e Stacionit Policor Vushtrri përmes radarit me laser ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h.
Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për gjashtë (6) muaj pasi që drejtuesi i automjetit është shtetas i Republikës së Serbisë. Gjoba dhe masa mbrojtëse janë shqiptuar në bazë të dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-07
1
Aksidentet Fatale
16
Aksidentet Me te Lenduar
24
Aksidentet Pa te Lenduar
2143
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
12
Arrestime
9
Ne Mbajtje