Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dy të dyshuar kapen me armë ilegale gjatë patrullimit policor

01 Prill 2026, Gjakovë
Më datë 01 prill 2026 zyrtarët policorë në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, gjatë angazhimit për parandalimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në fshatin Duzhnje-Gjakovë gjatë patrullimeve kanë hasur në dy persona meshkuj të moshës madhore ku gjatë verifikimit dhe kontrollit është konstatuar se të njëjtit posedonin dy armë pa leje.
Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë e llojit AK-47, një pistoletë SIG Sauer, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Personat e dyshuar janë intervistuar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe organet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje