Ekipi ifutsallit i PK-së, ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar për agjencione të sigurisë “Copa Del Mare Tournament”, të mbajtur në Itali, duke u renditur nënkampion në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Ky turne ka mbledhur 62 ekipe nga 26 shtete të botës, ku Klubi i ‘Futsallit Policia e Kosovës’ ka përfaqësuar institucionin dhe shtetin me dinjitet.
Faza e grupeve:
Fitore ndaj ekipeve nga Rumania (Vaslui Tigers 3:0, Iasi/IPA 3:0), Bosnja dhe Hercegovina (Tuzla 3:0), Moldavia (1:0), Italia (Bologna 2:1) dhe Sllovakia (Tahuni 12:1).
Çerekfinale: fitore ndaj Kolumbisë (Bogota) 6:0
Gjysmëfinale: fitore ndaj Italisë (Bologna) 3:1