Në orët e pasdites së sotme Policia ne Skenderaj, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj, ku është sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike.
Veprimi policor është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë.
Në lidhje me rastin në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.