Më 2 dhe 3 qershor 2025, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu është mbajtur Forumi Gratë, Paqja dhe Siguria me temën qendrore “Kodi i Sigurisë për Gjeneratën Tonë”. Forumi bëri bashkë udhëheqës nga institucione të ndryshme duke përfshirë edhe ato të sigurisë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat e sigurisë si dhe për të shkëmbyer eksperiencat e krijuar urat e bashkëpunimit. Përfaqësueset nga Policia e Kosovës patën rastin të takohen e të shkëmbejnë përvoja me pjesëmarrëse nga shumë vende pjesëmarrëse të botës. Po ashtu përmes major Luljeta Mehmeti-Quigley, Policia e Kosovës u prezantua në panelin “Partneriteti për Ndërtimin e Paqes: Gratë dhe Sektori i Sigurisë” ku foli për rëndësinë e përfaqësimit të grave në institucione të sigurisë, rolin dhe kontributin e grave police në Kosovë që nga themelimi i Policisë së Kosovës në ndërtimin e besimit me komunitetin, si dhe avancimin e sigurisë në veçanti për grupet e ndjeshme gratë dhe fëmijët.
Në vijim mund gjeni linkun e panelit: “Partneriteti për Ndërtimin e Paqes: Gratë dhe Sektori i Sigurisë”