Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Është gjetur një automjet për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka marrë pjesë në incident trafiku (me pasoja fatale) në rrugën nacionale, në Lesko, më datën 17.04.2021

Më datën 19.04.2021, me punën operative dhe me aktivitetet në teren patrulla e sektorit  SP Leposaivq, e ka gjetur një automjet të udhëtimit- automjetin me veprim motorik i markës Golf-2, ngjyrë e zezë, pa targa të regjistrimit, i cili me shumë gjasë ka marrë pjesë në incidentin (aksident trafiku me pasoja atale), më datën 17.04.2021, me ç’ rast një person NN ka humbur jetën në vend. Pas incidentit, automjeti për të cilin ekziston dyshimi i bazuar, nuk ka ndaluar, vetëm është larguar nga vendi i ngjarjes.

Automjeti i gjetur, është dërguar me shërbimin e tërheqjes (merimangës), është dërguar nga PS Leposaviq, për hetim të mëtejmë.

Hetimi për këtë rast drejtohet nga (NjRTRr) Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor- DRP Mitrovicë- Veri

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje