Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Është identifikuar dhe arrestuar një person për disa vjedhe në Ferizaj

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, gjatë periudhës Nëntor 2025 – Prill 2026, ka zhvilluar hetime lidhur me disa raste të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, të ndodhura në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat përreth: Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë.
Vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.
Gjatë veprimeve hetimore, përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e informacioneve në terren, i dyshuar ishte S. T. (35 vjeç ) , i cili është identifikuar përmes karakteristikave fizike, pavarësisht përpjekjeve për t’u maskuar.
Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje