Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Është vetë dorëzuar njëri nga të dyshuarit në rastin vrasje e mbetur në tentativë

Gjakovë, 16 prill 2024
Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident.
Me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
I dyshuari është interivistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje