Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fillojnë punën zyrtarë të rinj policor në Drejtorinë rajonale të policisë në Prizren

Sot, në Drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren kanë filluar punën 12 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata e 56-të e policisë së Kosovës. Më këtë rast drejtori rajonal Kolonel Faton Alija së bashku me stafin komandues, gjatë inspektimit, i ka uruar mirëseardhje duke i siguruar mbështetje dhe përkrahje zyrtarëve policor të rinj. Zyrtarët e rinj policor fillimisht do të kryejnë një trajnim fushor në stacionin policor në Prizren, dhe pastaj do të punojnë në njësi profesionale varësisht nga nevojat e policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës vazhdimisht është duke u ngritur profesionalisht, andaj së shpejti do të hap konkurs për zyrtarë të rinj policor, duke inkurajuar gjininë femërore, minoritetet dhe të tjerët.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje