Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fushatë sensibilizimi për sigurinë në trafik

Mitrovicë e Jugut, 12 shkurt 2026
Me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut gjatë kësaj jave nën moton “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”, është duke realizuar aktivitete të shtuara në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, njësitet policore janë duke zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në rrugë, duke përfshirë përdorimin e radarëve dhe veturave me pajisje inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Po ashtu, krahas masave parandaluese dhe kontrolluese, zyrtarët policorë janë duke shpërndarë fletushka dhe mesazhe informuese për drejtuesit e automjeteve, të cilat përmbajnë rregulla elementare të sigurisë në trafik, si: respektimi i kufizimeve të shpejtësisë, vendosja e rripit të sigurisë, respektimi i sinjalizimit rrugor dhe rritja e kujdesit ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.


Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje