Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacionet Policore, njёsiti i Tafikut Rajonal dhe njёsiti pёr Reagim tё shpejtё, gjatё muajit maj, bazuar detyrave të caktuara dhe planifikimeve operative ka realizuar planet operative në parandalim të aksidenteve gjegjësisht rregullim të komunikacionit, plan i cili do tё vazhdoj edhe ditёve nё vijim, nga data 01.05.2026-21.05.2026, janё shqiptuar njёqind e nёntёdhjet e katёr (194), tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave, pёr kundёrvajtje:
• Drejtim i motoçikletёs pa patentshofer,
• Drejtim i motoçikletёs pa regjistrim
• Drejtim i motoçikletёs pa helmetё etj.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me aktivitetet nё teren, me qellim tё parandalimit tё aksidenteve, derisa Policia do tё ketё zero tolerancё ndaj tё gjithё kundёrvajtёsve nё komunikacion