Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 57 aksidente në trafikun rrugor, prej tyre 20 aksidente me lëndime trupore

Prishtinë, 05.03.2024
Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 57 aksidente në trafikun rrugor, prej tyre 20 aksidente me lëndime trupore.
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 537 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 28 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.
Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe rrugore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje