Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicën e Veriut
Mitrovicë Veri , 31 Korrik 2025
Më datë 26.07.2025, në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut është raportuar një rast i personit të zhdukur. Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët, vajza e tyre e mitur kishte dalë nga banesa dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Person i zhdukur”. Menjëherë pas pranimit të informatës, Stacioni i Policisë Mitrovicë Veri ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, duke njoftuar pikat kufitare, stacionet përkatëse policore si dhe marrjen e veprimeve të tjera hetimore.
Më datë 30.07.2025, personi i zhdukur është paraqitur në stacionin policor së bashku me prindin e saj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe ofrimin e ndihmës për të gjithë qytetarët. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që në raste të ngjashme të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar në kohë çdo rast shqetësues në numrin 192, në mënyrë që të veprohet shpejt dhe me efikasitet.
Pronađena osoba prijavljena kao nestala u Severnoj Mitrovici
Severna Mitrovica, 31. jul 2025.
Dana 26.07.2025. godine, u Policijskoj stanici Severna Mitrovica prijavljen je slučaj nestale osobe. Prema informacijama koje je dostavila porodica, njihova maloletna ćerka je napustila stan i njena lokacija je nepoznato.
U vezi sa slučajem, Državni Tužilac je naložio pokretanje postupka „Nestalo Lice“. Odmah po prijemu informacije, Policijska stanica Severna Mitrovica preduzela je sve neophodne operativne i istražne radnje, obavestila granične prelaze, nadležne policijske stanice, kao i preduzela druge istražne radnje.
Dana 30.07.2025. godine, nestala osoba se lično javila u policijsku stanicu zajedno sa roditeljem. Nakon završetka neophodnih procedura, slučaj će biti obrađen u redovnom postupku.
Kosovska policija nastavlja da bude posvećena obezbeđivanju bezbednosti i pružanju pomoći svim građanima. Apelujemo na sve građane da sarađuju sa policijom u sličnim slučajevima tako što će blagovremeno prijavljivati sve uznemirujuće slučajeve nabroju 192, kako bi se brzo i efikasno preduzele radnje.