Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjest human i qytetarit i cili pasi gjen një portofol e dorëzon në Policinë e Kosovës

Kllokot, 06. dhjetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti në komunitet i Policisë së Kosovës të Stacionit Policor Klloko me 05.12.2022 rreth orës 17:15 ne Stacionin Policor Kllokot , kanë pritur personi Xh. R. nga një fshat i Komunës së Vitisë i cili sjell një portofol që e kishte gjetur afër marketit “Viva-Fresht” në Kllokot .
Ne portofol kishte një shumë parash ( 735 euro dhe 100 franga Zvicrani ) si dhe (2)dy kartela bankare .
Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thrrasin personin që e kishte humbur portofolin ( ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim ).
Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot , portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim.
Personi që kishte humbur portofolin , ka falënderuar personin që kishte gjetur atë , njëherit ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për sjelljen e tyre korrekte .
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje