Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin Prelez dhe në rrugën‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet M.L (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet M.K (M/K) i moshës 36 vjeçar , policia inicoi kundërvajtje për gjykatë për kundërvajtjen, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes dhe i cili drejtonte automjetin pa e fituar të drejtën për ngasje( pa patentë shoferi),
Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit .Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje