Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas disa inspektimeve të rrugëve
lokale në Ferizaj, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat, nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve.
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje pasdite ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme , përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje