Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet qytetari që parkoi automjetin e tij në trotuar

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili automjetin e tij të udhëtarëve e parkoi në trotuar në një rrugë në Ferizaj. Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’
Policia, e ftoi qytetarin S.T (M/K) 44 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje