Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet qyteterja për kundërvajtje në komunikacion

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë shoferen e cila me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, ndërrim i shiritit qarkullues , në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj .Kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e portalit ” IndexOnline”.
Policia, e ftoi qytetarën me inicialet F.N (F/K) e moshës 49 vjeçare në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje