Me datë 31.07.2021 rreth orës 16:55, Policia e nen stacionit policor Sreck, ne një pik kontrolli kishin ndaluar një automjet me targa vendore, lidhur me një informatë se vozitësi i cili drejtonte automjetin dyshohet se kishte vrare një kafshe (dhi e egër) mbi fshatin Mushnikov.
Me te ndalur ketë veturë policia kishte kërkuar nga i vozitësi qe ta hap bagazhin e veturës, por qe i njëjti vrullshëm ishte dal nga vetura dhe larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te pa njohur.
Policia gjatë hetimit të rastit te në rrugë operativo-hetimore, ka identifikuar te dyshuarin e këtij rasti Dz A i datëlindjes 1959, dhe nga informatat e mbledhura i dyshuari posedonte arme.
Më datë 03 gusht 2021,të i dyshuari është gjet dhe sekuestruar cilësinë e provave material:
Një pushkë përsëritëse nr serik M 99428,
Një pushkë gjuetie nr serik 145388,
23 fishek te kalibrit te panjohur ,
Një thike me tehe 15 cm cilat i kishte në posedim i dyshuari, pa leje.
Ne konsultim me Prokurorit të Shtetit për Krime te Renda rasti rekomandohet në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.