Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Goditet grupi në Mitrovicë –Veri, shkatërrohet laboratori i kultivimit të drogës, arrestohen katër (4) persona të dyshuar

Prishtinë, 19 prill 2022
Më datë 19.04.2022, nga njësia e antidrogës së Policisë së Kosovës (DHTN) Mitrovicë Veri pas marrjes se informatave relevante nga tereni, nën dyshimin për një laborator për kultivimin e kanabisit në një shtëpi në fshatin Kremestak-Zveçan nga Gjyqtari i procedurës paraprake është marr urdhri verbal për kontroll.
Rreth orës 11:00, në asistim të antidrogës (DHTN) të Mitrovicës Jugu dhe njësive të patrullës nga Stacioni policor Veriu dhe Zveçani është planifikuar dhe realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë në lokacionin në fjalë.
Me të arritur në lokacion policia ka konstatuar se shtëpia i kishte dyert e mbyllura dhe dritaret e mbuluara. Gjatë realizimit të planit taktik policor dhe qasjes për kontroll brenda janë hasur katër persona të dyshuar të cilët kanë tentuar që të ikin dhe të fshihen nga Policia e Kosovës.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar dhe identifikuar katër meshkuj serb, njëri shtetas kosovar dhe tre shtetas të Serbisë me inicialet si në vijim:;
• L. S. mashkull serb/kosovar (viti i lindjes 1992);
• L.S. mashkull serb shtetas i Serbisë (viti i lindjes 1995)
• B. D. mashkull serb shtetas i Serbisë (viti i lindjes 1997) dhe
• M. A. mashkull serb shtetas i Serbisë (viti i lindjes 1966),
Gjatë kontrollit në brendi të shtëpisë; në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis duke u tharë dhe pothuaj të gatshme për treg.
Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar dhe kanë dal njësia krim teknikes së rajonit policor Mitrovicë Veri, Antidroga (DHTN) – Sektori Qendror, DHTN-Gjilan dhe nga Drejtoria e Krim teknikes.
Nga kompetentët janë konfiskuar dëshmitë si në vijim:
 (15) kilogram substancë e dyshuar narkotike marihuan e gatshme për treg
 (808) bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg
 (1531) bimë të reja të dyshuara si kanabis
 (6) telefona mobil
 (150) euro- para të gatshme
 (5) palë gërshërë
 Sistem i ventilimit
 (164) drita ndriçimi për kultivim
 (124) trafo për furnizim me energji
 Rreth (3000) saksi për kultivim.
Deri në tërheqjen e plotë të dëshmive njësitet relevante nga stacioni policor Zveçan mbesin në lokacion, përderisa rasti mbetet nën hetime të mëtejme nga antidroga e Policisë së Mitrovicës Veri.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit katër (4) të dyshuarit e arrestuar pas dhënies se deklaratave dërgohen në ndalim për 48 orë.
Vlerësohet se sasia e sekuestruar e marihuanes dhe bimëve të kanabisit e kalon vlerën e shitjes në treg mbi një (1) milion euro, ndërsa pajisjet të cilat janë përdor për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit e kalojnë vlerën e mbi 450 000 euro. Behet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kanë vepruar në shitjen e narkotikeve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e grupeve kriminale pa dallim dhe parandalimin e krimit të të gjitha llojeve, në veçanti luftë e pa kompromis do të bëhet ndaj abuzuesve dhe trafikantëve me substanca narkotike.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/277643247909274
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje