Më datën 20.11.2021, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës, dy persona kanë shkuar në lokalin e të dëmtuarit (viktimës) të cilin e kanë ftuar në veturën e tyre për një bisedë. Më pas ata e kanë dërguar viktimën në një lokacion rreth 5 km. larg nga aty dhe njëri nga të dyshuarit e ka nxjerrë armën (revole) duke ia drejtuar viktimës dhe duke i kërkuar të gjitha të paratë që i kishte me veti.
Viktima ka arritur të dalë nga vetura duke ikur me vrap, pastaj ka dëgjuar një të shtënë me armë zjarri.
Viktima pas një kohe është paraqitur në Stacion Policor të Gjakovës.
Të gjitha njësitë përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
Në vazhdën e hetimeve të përshpejtuara dhe efikase më datë 21.11.2021, një nga të dyshuarit:
-G.A., i lindur në vitin 1992, sh/k. është arrestuar dhe pas intervistimit nga ana e njësisë se hetimeve të Stacionit Policor të Gjakovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 (dyzetë e tetë orësh). Për personin e dytë të dyshuar, janë në vazhdimësi procedurat e identifikimit dhe kapjes së tij.
Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Më datë 21.11.2021, rreth orës 13:00, pas një pune operativo-hetimore nga Policia, dhe gjatë bastisjes – kontrollit në fshatin Smolicë, të Gjakovës, në dy lokacione janë gjetur dy armë zjarri.
Armët, “Zastava” M-48 dhe arma pushkë gjuetie e markës “Baikal” janë konfiskuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
E dyshuara H.A., e lindur në vitin 1962, sh/k, ka deklaruar se armët e lartcekura i kishte të trashëguara nga bashkëshorti i saj i ndjerë, mirëpo nuk kishte arritur që t’i legalizojë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar e dyshuara e rastit pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.