Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Hetim mbi vdekjen

Prishtinë, 05 shkurt 2022 – Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë.
Bëhet fjalë për personin:
M.G, mashkull, 56 vjeç nga rrethina e Lipjanit.
Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të shtuar po heton rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje