Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Hetim mbi vdekjen

Skenderaj, 19 maj 2026
Sot, me datë 19.05.2026, rreth orës 12:40, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin se dyshohej për një person pa shenja jete afër vendbanimit e tij, në një fshat të Skenderajt.
Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj. Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.
Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 56 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar: ,,Hetim mbi vdekjen ”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje