Ju informojmë se me datë 13. Prill 2026, rreth orës 05:54, Stacioni Policor Istog është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushë- Istog.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjitha njësitet kompetente policore, zjarrfikësit, ekipi mjekësore.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Dobrushë- Istog, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës i njëjti humb kontrollin dhe me pas devijon djathtas dhe godet shtyllën e betonit.
Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR- DRP-Pejë.