Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Humb jetën një person, në vet- aksident trafiku

Pejë, 09 mars 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 08. 03. 2024, është njoftuar për një vet aksident në fshatin Poqestë – Pejë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Drejtuesi (i dyshuari) derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksidentin duke humbur kontrollin mbi veturë dhe fillimisht ka goditur një shtyllë betoni (elektrike) dhe ka përfunduar jashtë rrugës në disa shkurre. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje