Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Humbin jetën dy persona, pasi goditen nga treni

Pejë, 10 mars 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 09. 03. 2024, është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe – Klinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Prokurori i shtetit.
Në aksident ishin të përfshirë treni i udhëtareve i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Pejës, dhe një automjet bartës transportues. Deri tek aksidenti dyshohet se kishte ardhur pasi që vozitësi i automjetit nuk ka ndaluar në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni dhe lëndime kanë pësuar vozitësi i automjetit dhe pasagjeri. Vdekjen e të lënduarve e ka konstatuar ekipi mjekësorë.
Me urdhër Prokurorit shtetit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për Obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje