Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti dhe largim nga vendi i ngjarjes

Identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti dhe largim nga vendi i ngjarjes
Mitrovicë Veri , 01.06.2026
Në kuadër të detyrave që kanë për qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave që kryejnë vepra të ndryshme penale, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Zveçan, më datë 01.06.2026, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur më datë 30.05.2026.
Bazuar në hetimet e zhvilluara, personi i dyshuar kishte goditur një automjet me targa të huaja, i cili ishte i parkuar në rrugën “Obiliqeva”, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë dhe punës hetimore të zyrtarëve policorë, është arritur identifikimi i personit të dyshuar me inicialet S.S. (1970). I njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në Zveçan.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa pas intervistimit personi është liruar në procedurë të rregullt.
Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim.
Identifikovano i uhapšeno lice osumnjičeno za izazivanje nesreće i napuštanje mesta događaja
Severna Mitrovica, 01.06.2026
U okviru zadataka usmerenih na održavanje javnog reda i mira, kao i identifikaciju i hapšenje lica koja počinju razna krivična dela, policijski službenici Policijske stanice Zvečan, dana 01.06.2026. godine, uspeli su da identifikuju i uhapse lice za koje se sumnja da je učestvovalo u saobraćajnoj nesreći koja se dogodila 30.05.2026. godine.
Na osnovu sprovedene istrage, osumnjičeni je udario u vozilo sa stranim registarskim tablicama, koje je bilo parkirano u ulici „Obilićeva“, a zatim se udaljio sa mesta događaja u nepoznatom pravcu.
Zahvaljujući saradnji građana sa policijom i istražnom radu policijskih službenika, postignuta je identifikacija osumnjičenog sa inicijalima S.S. (1970). Isti je lociran i uhapšen u Zvečanu.
Preduzete su sve potrebne proceduralne radnje u vezi sa slučajem, a nakon obavljenog razgovora, lice je pušteno u redovnom postupku.
Policija ostaje posvećena održavanju javnog reda i bezbednosti, kao i pružanju usluga svim građanima bez razlike.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje