Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime
Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori.
Pas goditjes së këmbësorit, shoferi i automjetit nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar në drejtim të panjohur.
I lënduari, këmbësori një mashkull i moshës 46 vjeç, fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtejmë mjekësor është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë patrullat e stacionit policor në Shtime, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, si dhe hetuesit e aksidenteve.
Në mbështetje të identifikimit të shoferit të automjetit, në rast janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet policore, me datën 08.02.2026, rreth orës 18:30, është bërë i mundur identifikimi i shoferit dhe i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I dyshuari është:
A. A., 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, automjeti: VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.
Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.
Identifikovano je i uhapšeno lice koje je izazvalo saobraćajnu nesreću i napustilo mesto događaja u Štimlju
Dana 04.02.2026. godine, oko 18:25 časova, na magistralnom putu Štimlje-Lipljan, tačnije u selu Davidovce, dogodila se saobraćajna nesreća između vozila i pešaka.
Nakon što je udario pešaka, vozač vozila se nije zaustavio na mestu događaja, već se udaljio u nepoznatom pravcu.
Povređeni pešak, muškarac star 46 godina, prvobitno je dobio medicinsku pomoć u Centru porodične medicine u Štimlju, zatim je prevezen u Urgentni centar u Uroševcu, dok je na dalje medicinsko lečenje prebačen u Univerzitetski klinički centar Kosova i pušten je i nalazi se van životne opasnosti.
Patrole policijske stanice u Štimlju, patrola Jedinice za drumski saobraćaj, kao i istražitelji saobraćajnih udes, odmah su stigle na mesto nesreće.
U cilju identifikacije vozača vozila, na slučaju su angažovani i istražitelji Regionalnog istražnog sektora.
Nakon intenzivnog istražnog rada, pregleda snimaka sa bezbednosnih kamera od strane policijskih jedinica, 08.02.2026. godine, oko 18:30 časova, postalo je moguće identifikovati vozača i vozilo za koje se sumnja da je izazvalo nesreću. Osumnjičeni je:
A. A., 41 godina, državljanin Republike Kosovo, vozilo: VW Golf, crne boje, sa lokalnim registarskim tablicama.
Danas, 09.02.2026. godine, osumnjičenog su ispitali policijski istražitelji nesreća i, po odluci državnog tužioca, pušten je u redovnom postupku na dalju istragu, zbog krivičnog dela „Izazivanje saobraćajne nesreće sa telesnim povredama“.