Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet kundërvajtësi që ishte publikuar në video sekuencë në media

Mitrovicë, 11 qershor 2021
Në orët e pasdites së sotme Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale në Mitrovicën e Jugut, pas publikimit të një video sekuence në media, ku shihej se drejtuesi i një kamioni në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Smrekovnicë ka kryer kundërvajtje në trafikun rrugor.
Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit, pas identifikimit ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunimin dhe sensibilizim në parandalimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje