Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Identifikohet një viktimë e trafikimit, arrestohet personi i dyshuar të cilit i konfiskohen edhe armë ilegale

Prishtinë, 18 janar 2019

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:

•    R. L.        lindur me 1958        m/sh/k

Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur
•    4 revole armë
•    1 armë gjuetie
•    28 fishekë të kalibrave të ndryshëm
   
I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

Me respekt
Zyra për informim e PK-së
DPP, Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje