Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton opinionin publik se, pas publikimit më datë 26.01.2026 të video-incizimeve dhe fotografive me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar, lidhur me rastin e vjedhjes të iniciuar në Stacionin Policor Malishevë, është arritur identifikimi i tij.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut.