Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Inagurohet objekti i stacionit policor Veriu në Prishtinë

Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, që nga data 08.11.2022, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Sot me 28.11.2022, është organizuar eventi zyrtar për inagurimin e objektit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht nga menaxhmenti i stacionit Veriu.
Në këtë event Drejtori i Drejtorisë Rajonale, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij , pritën të ftuarit, Kryetarin e Prishtinës, z.Përparim Rama me përfaqësues të Komunës së Prishtinës si dhe deputetin, Mefail Bajqinovci, përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Siguri
Gjatë fjalimeve të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, në të gjitha fushat, ku qëllim të përbashkët kishin sigurinë dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
Eventi është mbyll me një koktej rasti.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje